Kosova

Analisti i njohur e quan të palogjikshëm këtë dakordim të LDK-së dhe VV-së, jep një propozim konkret

Analisti i njohur, Naim Rashiti, ka thënë se ideja për ta riorganizuar sistemin qeverisës, dhe formimi i vetëm 12 ministrive nuk është e logjikshme.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se megjithëse është e nevojshme që të zvogëlohet numri i ministrive, të mbeten vetëm 12 është e pa logjikshme.

Sipas tij 15 deri në 16 ministri janë të nevojshme për të bërë një punë të mirë në qeverisje.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të Rashitit:

LVV dhe LDK kane hapesire te madhe per ta permisuar qeverisjen. Por ato nuk duhet te nguten te riorganizojne tere sistemin e qeverisjes, rigrupimin e disa sektoreve ne nje. Qasja e qeverise ne Kosove duhet te jete sektoriale, dhe sektoret kyq duhet te mbeten te formesuar ne ministri.

Numri i ministrive duhet te zvoglohet por nuk ka logjike te behen 12. Intergimet evropiane nuk duhen te shkrihet, etj, Mund te behen 15-16 ministri sektoriale

Organogrami dhe themelet e organizimit te qeverise jane qeshtje qe tejkalojne dhe shkojne pertej nje mandati qeverises.


Leave a Reply

Your email address will not be published.