Analistët: Dialogu la nën hije çështje të rëndësishme për qytetarët

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti, duke i bërë një rezyme qeverisjes së tij trevjeçare, deklaroi se janë shënuar rezultate për të cilat është krenar dhe ballëhapur. Mes tjerash, ai foli edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Kurtit, dialogu nuk është prioritet i tij, ndonëse është dukur ashtu, për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare. Megjithatë, njohësit e zhvillimeve politike, deklarojnë se procesi i dialogut ka lënë nën hije çështje të shumta të rëndësishme për qytetarët.

Prezantimi i punës së qeverisë, që kryeministri Albin Kurti e bëri një ditë më parë,  në trevjetorin e qeverisjes së tij, nuk shihen njësoj nga ata që analizuan punën e ekzekutivit gjatë këtyre viteve.

Kjo meqë, dialogu me Serbinë i ka lënë nën hije çështjet e tjera të cilat janë të rëndësishme për qytetarët. Sipas njohësit të fushës, Albinot Maloku, Kosova gjatë kësaj kohe s’ka pasur ndonjë progres as sa i përket politikës së jashtme, raporton RTK.

Mirëpo, sipas analistit Artan Muhaxhiri, ekzekutivi ka pasur presion ndërkombëtar për t’u marrë me tema të tilla.

Në trevjetorin e qeverisjes së tij, kryeministri Kurti u shpreh krenar për punët që kanë bërë, derisa tha se Kosova këtë vit e ka filluar si është më së miri në raport me marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

Go to TOP