Show Biz

Ana Lleshi debuton me këngën e parë “Deal”

Artistja e njohur shqiptare, Ana Lleshi, vendosur të debutojë me projektin e ri.

Ajo ditë më parë kishte paralajmëruar se do të sjell këngën e re, për të cilën ndjekësit e saj mezi kanë pritur.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka lansuar prodhimtarinë muzikore.

“Deal” mban titullin këngë e re, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Marcolino.

Tekstin e ka shkruar Foggy, kurse në klip Ana shfaqej tejet tërheqëse me disa veshje.

Vlen të përmendet se Ana është bërë e popullarizuar përmes pjesëmarrjes së saj në ‘Përputhen’.