Ambasadorja Ziv: Faleminderit presidente Osmani

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, e ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani, për mbështetjen e ofruar ndaj vendit të saj pas sulmit nga Irani.

“Ju faleminderit ngrohtësisht, shkëlqesia Juaj znj. Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar ajo në X.

Reagimi i ambasadores izraelite erdhi pas presidentja osmani në platformën X, tha se Kosova rreshtohet me aleatët për luftën në Lindjen e Mesme.

“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”, ka deklaruar Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP