Kombëtare

Ambasadorja Yuri Kim “i la topin” kryedemokratit, Baton Haxhiu tregon arsyen: Ja pse Basha nuk do të gabojë

Ambasadorja amerikane deklaroi se kanë arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ndërsa “topin” ia la Lulzim Bashës.

Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në “Byro Politike”, u shpreh se Basha nuk duhet të gabojë. Sipas tij refuzimi i reformës është pafuqi për opozitë

“Basha mund ti thotë jo, por edhe jo e tij është po. E vërteta është që brenda pafuqisë që mund ta ketë lideri i opozitës e krijon një shpëtim duke refuzuar diçka. Në këtë moment duhet të gjejë një gjuhë që i bind qytetarët. Refuzimi i reformës tregon pafuqinë e opozitës. Tregon gjuhën e këshilltarëve atë që i duhet qytetarëti. Unë mendoj se nuk do e bëjë këtë gabim”, tha Haxhiu.

Nërkohë Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha pas negociatave të ditës së sotme se topi tani është në fushën e tij.

Basha deklaroi para gazetarëve: “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Ju siguroj që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”.