Kombëtare

Ambasadorja e SHBA: Mos ndaloni, mos zhgënjeni! Të arrihet marrëveshja deri të dielën

Pas përfundimit të takimit për reformën zgjedhore, ka ardhur dhe reagimi  i ambasadores amerikane në Tiranë.

Yuri Kim, me anë të një postimi në “Twitter” thekson se sot është arritur progres mes palëve.

Megjithatë diplomatja amerikane thekson edhe njëherë ultimatumin për të mbyllur reformën deri të dielën.

“Më shumë progres i arritur sot,  2 – 3 çështje kanë mbetur ende. Palët duhet të punojnë edhe gjatë fundjavës për të arritur një marrëveshje brenda 31 majit.jo të gjithë do të marrin atë që duan, ky është përkufizimi i negociatave. Jeni shumë pranë, mos ndaloni, mos zhgënjeni”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim.