Kosova

Ambasadori zviceran Lebet ofron mbështetje Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet, zëvendësshefen e Misionit, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri dhe znj. Seraina Fürer, atashe.

Ambasadori i Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet, e uroi Zëvendëskryeministrin e parë për fillimin e punës, shprehu gatishmërinë e tij dhe vendit të cilin përfaqëson për bashkërendim të objektivave  me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për temat të cilat e preokupojnë këtë të fundit si dhe janë të gatshëm të ofrojnë ndihmesën e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti falënderoi ambasadorin Lebet për gjithë ndihmesën e dhënë deri më tani dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm të të dyja vendeve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.