Kosova

Ambasadori Sakar, mirëpritet nga Ministrja Hajdari

Ministrja Hajdari dhe ambasadori Sakar flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, përcjell Kosova.info

Ministrja e  Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.

Ministrja Hajdari shprehu mirënjohje për Turqinë, që është njëra nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë, duke shprehur vullnetin për ta thelluar bashkëpunimin.

“Turqia është njëra nga investitorët kryesor në Kosovë dhe ne dëshirojmë ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në fushën e investimeve të huaja”, tha ministrja Hajdari.

Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, uroi ministren për postin dhe tha se Kosova është vend i veçantë për Turqinë, duke theksuar se dëshiron ta shfrytëzojë potencialin ekonomik të vendit të tij për ta mbështetur Kosovën.

Ambasadori u shpreh i gatshëm për ta mbështetur ministren Hajdari në projektet e ardhshme./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.