Kosova

Ambasadori Markusz në takim me Zëvendëskryeministrin Hoti, shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë, shkëlqesinë e tij, László Márkusz, përcjell Kosova.info

Ambasadori Markusz, e uroi zëvendëskryeministrin Hoti për postin e ri në Qeverinë e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar dhe mbështetur shtetin e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Hoti dhe ambasadori Markusz biseduan rreth  çështjeve të ndryshme aktuale, si dhe për sfidat të cilat e presin Qeverinë e Kosovës.