Kosova

Ambasadori Kosnett e mirëpret Ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka pritur ambasadorin e ri të SHBA-së  në Serbi, Anthony Godfrey. Sipas ambasadorit Kossnet thuhet se do të ketë bashkëpunin të ngushtë me Ambasadën amerikane në Beograd për të ndjekur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon.

Ambasadori Kosnett, tregon përmes një postimi në Twitter se është i kënaqur ta presë ambasadorin e ri amerikan në Serbi, pasi që e konsideron edhe si një mik shumë të mirë.

“I kënaqur ta pres mikun tim të mirë Anthony Godfrey, ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi, përsëri në Ballkan. Mezi presim bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën amerikane në Beograd për të ndjekur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon”, tha ambasadori Kosnett.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.