Kosova

Ambasadori Kosnett dhe ai italian urojnë qeverinë e re të Kosovë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti.

Në një postim në Twitter, Kosnett tha se pret “me padurim të punojë me të gjitha institucionet e Kosovës, me partitë tjera dhe me shoqërinë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe të ndihmojmë Kosovën për të ndërtuar marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, transmeton Koha.net.

Urim për qeverinë e re të porsa votuar, ka dërguar edhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando.

“Urime Albin Kurti për formimin e qeverisë së re të Kosovë. Italia pret me padurim të punojë për së afërmi me ju dhe me ministrat tuaj në forcimin e institucioneve dhe sundimit të ligjit, në avancimin e integrimit euro-atlantik dhe në nxitjen e dialogut me Beogradin”, shkroi Orlando në Twitter.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.