Kosova

Ambasadori italian dënon sulmin ndaj djalit të Rashiqit, thotë se ishte i motivuar politikisht

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, e ka dënuar sulmin ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiqit, i cili u rrah dje nga rreth 30 persona, teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Orlando ka thënë se dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse.

“I bashkohem dënimit të parezervuar të agresionit të motivuar politikisht kundër të birit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse”, ka shkruar ai në Twitter.