Kosova

Ambasadori i Izraelit në Serbi thotë se vendi i tij e ka njohur Kosovën më 4 shtator

Ambasadori i Izraelit në Serbi Jahel Vilan, ka thënë se Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator dhe nuk ka ndonjë dilemë këtu më.

Këto deklarata ai i ka dhënë në një intervistë për televizonin “N1”.

“Nuk është pyetje nëse Izraeli do ta njoh Kosovën apo jo, pasi Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator dhe tash pritet të shohim se në çfarë mënyre që të mos lejojmë të ndikojë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan.

Ai ka shtuar se Izraeli nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje në Washington më 4 shtator, por se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përshëndetur njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.

“Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në Washington, nuk ishim pjesë e samitit. U nënshkrua marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe SHBA-së. Kryeministri ynë Benjamin Netanyahu e përshëndeti njohjen e ndërsjellë mes Izraelit e Kosovës”, ka thënë Vilan në intervistë për “TV N1”.

Vilan ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk ka qenë i lumtur me njohjen e ndërsjellë mes Izraelit e Kosovës dhe nuk është një gjë të cilën e mbështet.

Por se ky është vendim i Izraelit.

“Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Është nënshkruar marrëveshja, dhe nuk është një gjë që unë apo Vuçiqi mund ta ndërrojmë. Ne duhet të punojmë në përparimin e marrëdhënieve e të mos merremi shumë me diçka që është kryer para dy javë e gjysmë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.