Kosova

Ambasadori Grenell takon sot kryetarin e LDK-së

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, sot vazhdon vizitën zyrtare në Kosovë.

Ambasadori Richard Grenell do të pritet nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, takimi ky i planifikuar për ora 11:30.

Grenell mbrëmë ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi ku përmes një postimi edhe pas darkës së punës tha se duhet të bëhet progres dhe të hiqet taksa.

“Ne jemi të detyruar të bëjmë progres – që përfshin heqjen e tarifave”, thuhet në postimin e Grenell në Twitter.

Vizita e tij realizohet në kohën e ngërçit institucional që e ka përfshirë Kosovën, pasi që nga përfundimi zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 6 tetor 2019, ku LVV doli fituese, nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.