Kosova

Ambasadori gjerman përshëndet deklaratën e Veselit për ‘ngrirjen e emërimeve të noterëve të rinj’

Dje Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, në Rubikon të KTV-së tha se procesi i emërimit të noterëve të rinj duhet të ngrihet deri të vijë në pushtet qeveria e re.

Këtë vendim, e ka përshëndetur ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

“Mirëpres sqarimin e djeshëm në televizion të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke mos nxituar në nominimet e noterëve të rinj. Nuk është personale, as politike, dhe ka të bëjë me shqetësimet e ngritura në nivel profesional të noterëve të cilët dëshirojnë që Kosova t’i bashkohet kësaj familje ndërkombëtare”, ka shkruar Heldt në Twitter, transmeton Koha.net.

“Nga dita e dorëheqjes, qeveria duhet të luajë rolin kushtetues të mos marrë vendime. Pasi ishte dorëheqje e parevokueshme dhe ishte situatë e cila s’ka interpretim të qartë. Më mirë të mos merren vendime. Duhet të ngrihet deri të vijë qeverisja e re. Institucioni është institucion. Le te shohë qeveria e re, s’shoh pse të bllokohet. Nga momenti i dorëheqjes duhet të lejohen vetëm vendime për të mos penguar qytetarët, pagesë për infrastrukturë, për paga, për ndihma”, ka thënë Veseli mbrëmë në Rubikon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.