Kosova

Ambasadori gjerman për rrahjen e djalit të Rashiq: Të bëhet hetim i plotë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar sulmin fizik të ndodhur të hënën ndaj të birit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Ai ka kërkuar nga të gjithë të të distancohen nga gjuha urrejtjenxitëse.

“Lidhur me incidentin që ka ndodhur në Llapnasellë, është me rëndësi që të zhvillohet hetim i plotë nga organet e rendit”, është shprehur Rohde.

“Të gjitha palët duhet të distancohen nga gjuha helmuese. Gjuha e urrejtjes është e rrezikshme. Puna e përbashkët e të gjithëve për një të ardhme më të mirë është kyçe”.