
Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka vizituar sot Komunën e Preshevës.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Shqipërim Arifi.
“Ambasadori amerikan z. Anthony Godfrey viziton Komunën e Preshevës”, ka shkruar Arifi në profilin e tij, transmeton Kosova.info.
Lugina e Preshevës është një prej zonave që përballet me probleme të shumta dhe që janë lënë pas dore nga shteti serb.
add a comment