Kosova

Ambasadori Abbott: Britania s’ka linja të kuqe për dialog, është kundër ndryshimit të kufijve

Ambasadori i i Ri Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott, i ka dhënë një intervistë portalit në gjuhën serbe në Mitrovicën veriore, KoSSev, me ç’rast në lidhje me dialogun midis Kosovës e Serbisë ka thënë se vendi i tij nuk ka linja të kuqe, por është kundër ndryshimit të kufijve.

“Sundimi i ligjit në Kosovë është prioritet për Qeverinë britanike, por ai është bazë e stabilitetit jo vetëm të Kosovës. Njerëzit e kanë hall punën, arsimin, shëndetësinë, por edhe negociatat e ardhshme me Serbinë. Duket sikur kemi hyrë në rrugë pa krye kur bëhet fjalë për negociata këtë vit. Në këtë moment duket se asnjëra palë nuk është e gatshme të lëvixë përpara, ndërsa është e nevojshme të shohim ndryshimin, kështu që rasti mund të shfaqet pas zgjedhjeve” i ka deklaruar ambasadori Abbott portalit KoSSev, përcjell Koha.net.

I pyetur nëse shihte dallime midis Hashim Thaçit e Ramush Haradinjat, në politkat e tyre, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, tha se të gjithë liderët e Kosovës veprojnë në mënyra shumë të ndryshme. “Të gjithë ata kanë pikëpamje të ndryshme për çështje të ndryshme, kështu që jam i sigurt se edhe kryeministri i deri paradokohshëm dhe presidenti kanë dallime, po ashtu. Gjithsesi si dikush që vështron, nuk shoh ndër ta ndonjë bllok monolit në Kosovë, por para së gjithash shoh konkurrencë shumë aktive dhe energjike”, është shprehur ai.

Për serbët tha se ata “janë shumë të gatshëm të flasin për vete. Ajo që mendoj e spekuloj është se shumica e serbëve në Kosovë, pavarësisht nëse janë në veri apo në pjesën tjetër të vendit, kanë po ato halle që kanë edhe njerëzit e tjerë në Kosovë”, përcjell Koha.net.