Ambasada e ShBA-së: Qëndrojmë të përkushtuar për zërat e grave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka uruar 8 Marsin nëpërmjet një shkrimi, ku kanë shprehur përkrahjen ndaj grave të Kosovës dhe mbarë botës.

“Sot, ne festojmë vendosmërinë, lidershipin dhe kontributet dhe arritjet e jashtëzakonshme drejt shoqërive më paqësore dhe demokratike të grave dhe vajzave në Kosovë dhe në mbarë botën”, thuhet në postim.

Tutje Ambasada ka shkruar se do të vazhdojnë të kërkojnë respektimin e të drejtave të grave.

“Ne qëndrojmë të përkushtuar për të fuqizuar dhe përforcuar zërat e grave dhe vajzave në të gjithë diversitetin e tyre”, kanë thënë ambasada. /Kosova.info/

Go to TOP