Kosova

Ambasada Britanike uron Kosovën për 12 vjet shtet

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë.

Në deklaratën e saj në këtë 12 vjetor shtetësie, Ambasada Britanike ka paraqitur Kosovën mikëpritëse duke përmendur ndeshjen e parë të futbollit me Anglinë në Prishtinë.

”Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë. Gjatë vitit të kaluar edhe një herë ti i ke treguar botës mikpritjen tënde të mrekullueshme, gjatë lojës së parë të futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë, në Prishtinë. Dhe përsëri ke treguar zemrën tënde të madhe, kur pas tërmeteve në Shqipëri shkove me shpejtësi në ndihmë të atyre që ishin në nevojë të madhe. Marrëdhëniet tona janë ndërtuar përmes historisë dhe vazhdojnë të rriten. Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri yt, përderisa zhvillohesh dhe përparon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe për stabilitetin e rajonit”.