Ambasada Amerikane uron Distria Krasniqin

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Përmes një shkrimi në facebook, ambasada thotë se Distria ka dhënë një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët.

“Urime kampionit të Judos dhe medalistes së artë, Distria Krasniqi – ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët”, shkruan Ambasada Amerikane.

Kujtojmë që Distria Krasniqi ishte sportistja e parë kosovare që këtë vit garoi në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, duke ia siguruar Kosovës medaljen e artë.

Go to TOP