SPORT

‘Alo, jam Messi! Eja të fitojmë bashkë’, ja si i bind Barcelona lojtarët në merkato

Nëse Barcelonës i duhet të bindë një lojtar për t’u transferuar në “Camp Nou”, taktika e zakonshme dihet. Leo Messi i telefonon atij dhe e bind për pak sekonda. Kush nuk do të donte të luante me gjeniun?

Kjo vlen sidomos për sulmuesin Lautaro Martinez. Lojtari i Interit është argjentinas, kështu që taktika e famshme katalanase merr dyfish kuptim.

 “Eja te Barcelona, fitojmë bashkë!” Sipas gazetës “AS”, ka mjaftuar një bisedë me kaq pak fjalë e “Pleshtit” dhe Martinezit për ta bindur t’i bashkohet te Barcelona. “Demi” i Interit ka nisur të mendojë vetëm për ditën që të vishet blaugrana, duke ditur se edhe për dy vite Messi mund të jetë partneri i tij në kulmin e formës.

Martinez po qëndron në heshtje dhe nuk e jep veten, sepse ka respekt për tifozët e Interit, por tashmë të gjithë e dinë dëshirën e tij. Ai mezi po pret të luajë me Leon.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.