Kosova

Alma Lama: Jeta ime ishte në rrezik, u ble edhe revolja për vrasjen time

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka thënë treguar për herë të parë së ka qenë e rrezikuar me jetë. Ajo ka bërë me dije se për vrasjen e saj ishte blerë edhe revolja.

Lama ka bërë të ditur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smaka i kishte treguar për rrezikun që po i kanoset.

“ Ish-shefi i AKI’së më ka thënë vet mua se jeta ime është në rrezik. Më ka thënë se edhe revolja me të cilën do të bëhej atentati ndaj meje është blerë. Pra, kur më është thënë kjo nuk ka qenë e lehtë për mua. Po ashtu më janë treguar edhe fotografi të njerëzve që kanë pasur të me vrasin mua”, ka thënë Lama.

Ajo ka treguar se nga atë moment ka mëndur që të largohet edhe nga Kosova.

“ Pas kësaj, kam biseduar me Atifete Jahjagën. I kam treguar rastin dhe i kam thënë se duhet të largohem nga Kosova. Më pas kemi folur për pozitën e ambasadores. Më pas kam pasur edhe diskutime me Isa Mustafën që ka qenë kryeministër në atë kohë”, ka thënë Lama.

Ish-ambasadorja ka thënë se një kohë të gjatë në Kosovë është përcjell nga Polica e Kosovës.

“ Këto gjëra që po i them sot nuk i kam thënë kurrë. Nuk i kam folur as me familjarët e mijë”, ka thënë Lama.

Ajo ka mohuar se është bërë ambasadore me vendim të Hashim Thaçit. Madje ka insistuar se nuk e ka votuar kurrë Hashim Thaçin për tu bërë president.