SPORT

Alli rrezikon suspendim për shkak të një video të postuar në rrjetet sociale

Ylli i Tottenhamit, Dele Alli, po përballet me suspendim prej një ndeshje, pasi Federata e Futbollit të Anglisë ka hapur procedurë lidhur me videon kontraverse që postoi Alli në rrjetet sociale.

Akuzat lidhen me videon që e postoi Alli në Snapchat ku bëri shaka për një burrë aziatik dhe koronavirusin derisa ishte në aeroport rrugës për në Dubai gjatë pushimit dimëror, njoftojnë mediumet angleze, transmeton Koha.net.

Në xhirim shihet Alli me maskë, para se të përqendrojë kamerën te një person aziatik që ishte ulur. Alli më vonë e fshiu videon dhe kërkoi falje. Por, Alli po përballet me suspendim prej një ndeshje.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.