SPORT

Allegri i gatshëm t’i nisë bisedimet me Romën

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, është nën presion pas njoftimeve se Massimiliano Allegri është vënë në dispozicion për të biseduar me Giallorossët.

Pas suksesit të madh me Juventusin, strategu italian u largua për t’i bërë vend Maurizio Sarrit dhe vendosi të pushonte për një sezon.

Ndërkohë, spekulimet për klubin e ardhshëm kanë vazhduar me muaj të tërë. Paris Saint-Germaini është përmendur si destinacion i mundshëm i tij, mirëpo Allegri mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Il Corriere dello Sport bënë të ditur se 53-vjeçari tashmë dëshiron t’i kthehet punës dhe është i gatshëm ta diskutojë projektin e Romës me pronarët e rinj, Dan dhe Ryan Friedkin.

Allegri dëshiron që të jetë pretendent për titull me klubin kryeqytetas, prandaj projekti është shumë i rëndësishëm për të.

Ndërsa përveç investimeve të mëdha, The Friedkin Group duhet ta paguajë rreth 10 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.