SPORT

Alkooli dhe droga ia shkatërruan jetën, ish-futbollisti i Interit e këshillon talentin holandez: Mos shko te ky klub

Ish-futbollisti holandez, Andy van der Meyde e ka këshilluar bashkëkombësin e tij, Anëar El Ghazi që të mos shkojë te Evertoni.

Van Der Meyde ishte njëri prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë gjatë rinisë së tij.

Image

Ai e filloi karrierën me Ajaxin, para se të transferohej te Tëente, e më pas te Interi.

Me klubin italian ai u paraqit në 32 ndeshje gjatë periudhës 2003-2005 para se të nënshkruante me Evertonin, derisa më pas karriera e tij e mori tatëpjetën pas sjelljeve joprofesioniste, kryesisht konsumimi i drogës, alkoolit dhe seksi me prostituta.

Holandezi fajson klubin e Evertonit për shkatërrimin e karrierës të tij.

“Mos e bëjë atë, mos shkoni te Evertoni. Është një klub katastrofë, mos shkoni kurrë atje, do t’ju shkatërrojë. Ja më shikoni mua”, ishte mesazhi i 40-vjeçarit për El Ghazin.

Kujtojmë që holandezi qëndroi te Evertoni për 4 edicione. Në fund të qëndrimit të tij në Angli, ai jetoi mjaft i frikësuar. Droga, alkooli dhe seksi me prostituta ishin jeta e tij e përditshme, deri sa gruaja dhe fëmijët e lanë ish-mesfushorin, i cili më pas kaloi në një fazë depresioni.

Image