
Alketa Vejsiu siç duket po i shijon pushimet e saj në Afrikë,këngëtarja njihet për udhëtimet e saj të shumta.
Kësaj radhe ajo kishte zgjedhur Afrikën.Ajo gjatë këtyre ditëve vizitoj po thuajse të gjitha vendet sikur Tanzania,Sergeti National Park,Safari,fshatin Masai.
Ajo postoi disa foto për fansat e saj në llogarin e saj Instagram rreth ekperiencës së saj në Afrikë duke sjellur foto të mrekullueshme me peizazhe të bukura.
“Breshka 200 vjeçare! E cila ka jetuar 7 herë më gjatë se unë.”
Ajo gjithashtu solli disa postime të kafshëve të cilat gjinden vetëm në pjesën e Afrikës së ngrohtë.
“Këtë eksperience ajo e përshkruan:Afrika është një mrekulli natyrore por një dhimbje e madhe! Varfëri ekstreme që imagjinata njerëzore nuk e percepton dot deri sa e prek! Afrika nuk rrëfehet dot me fjalë dhe foto, por kuptohet vetëm kur jetohet.Ka shumë më mirë se Shqipëria patjetër! Por ka shumë shumë më keq…
Bota është shumë e padrejtë! Sikur ta dinin këta njerëz se cfarë mundësish ekzistojnë përtej realitetit të tyre të izoluar do shkulnin gjithë xhunglën për ta ndryshuar fatin dhe të ardhmën.Ata thjesht nuk e dinë”-tha ajo./Kosova.info/