Show Biz

Alketa Vejsiu ende nën emocionet e festivalit të Sanremo, bëhet lëmsh me muajt. Ja çfarë publikoi, por që e fshiu

Shkurti ishte muaji i suksesit për Alketa Vejsiun. Moderatorja realizoi ëndrrën e saj duke prezantuar në Sanremo.

Por duket se moderatorja është ende në emocionet e suksesit që arriti, pasi është bërë lëmsh me muajt.

Ndërsa publikonte foto nga arkiva e saj, Alketa ka ecur shumë para në kohë.

“20 gusht 2020”- shkruan ajo në përshkrimin e një imazhi ku ka pozuar tek Mediaset.

Por moderatorja e ka kapur gabimin duke e korrigjuar.

Alketa fshiu foton dhe e zëvëndësoi me një muaj të ri ku shkroi: “20 shkurt 2020.”

Prezantuesja, e cila prej vitesh ka moderuar emisione të formateve të ndryshme në Shqipëri përfshirë edhe Festivalin e RTSH, është e para shqiptare që ka arritur të moderojë në një festival të madh muzikor si ai i Sanremo.

Ajo e konsideroi një ëndërr të fëmijërisë për të cilën luftoi fort dhe më në fund e arriti.

Alketa prezantoi në krah të Amadeus dhe të dashurës së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483