Kosova

Aliu: Bashkëpunimin me LDK-në e nisëm nëpërmjet Osmanit, Veliu doli më i fuqishëm politikisht

Foto nga Arkiva

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës e kanë nisur nëpërmjet Vjosa Osmanit, por se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas tij në fund doli më i fuqishëm politikisht.

Aliu në Rubikon deklaroi se janë gjithmonë të gatshëm të afrohen me subjekte politike që ndajnë qëllime të njëjta, njofton Klan Kosova.

“Strukturat ekzistuese politike e shohin si të rrezikshme Lëvizjen Vetëvendosje. E ne nuk e kemi pasur aspak të lehtë ballafaqimin me strukturat ekzistuese lokale dhe qendrore”.

“Ne kemi menduar bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës nëpërmjet Vjosa Osmanit dhe jo Agim Veliut, por ja që fuqia e tij politike doli më e madhe”, deklaroi Aliu.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm që të gjejmë miq dhe të afrohemi me subjekte që kemi qëllime të njëjta”.

Aliu mes tjerash është shprehur se kryeministri, Avdullah Hoti, është instrument që dirigjohet nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ministri, Agim Veliu.

“Sot Avdullah Hoti është një instrument i këtyre strukturave të brendshme që nuk bën asgjë vetëm rrinë në pozitën që ka dhe është totalisht i kapur nga këto struktura bazuar në vendimet që merr”.

“Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk vendos Avdullah Hoti por Agim Veliu”.

“Hoti është vetëm një figurë që dirigjohet nga Isa Mustafa dhe Agim Veliu”, tha Aliu.