SPORT

Aliti falënderon “Dardanët” për mbështetjen

Kosova dje ka humbur shanset që të kualifikohet nga faza e grupeve në Kampionatin Evropian 2020.

Dardanët humbën në Plzen ndaj Çekisë me rezultatin 2:1.

Pas kësaj humbje, mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka postuar një foto duke shkruar se është i zhgënjyer me rezultatin e djeshëm ndërsa ka falënderuar edhe tifozët Dardan për përkrahje.

“Pavarësisht rezultatit dhe zhgënjimit që kishim pas ndeshjes dua të falënderoj të gjithë tifozët për emocionet dhe përkrahjen e madhe në këto ndeshje. Rruga jonë vazhdon dhe me përkrahjen e juaj mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”, ka shkruar Aliti.

Kosova ka shansin të kualifikohet për Evropian përmes Ligës së Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.