Bota

Gjermania tashmë po porosit vaksinat anti-COVID për vitin 2022

Stoke City’s Xherdan Shaqiri (right) and Arsenal’s Shkodran Mustafi battle for the ball during the Premier League match at The Emirates Stadium, London. (Photo by John Walton/PA Images via Getty Images)

Gjermania është duke i porositur vaksinat për vitin 2022 në rast se duhen doza të rregullta ose përforcuese për të mbajtur popullsinë imune ndaj varianteve të COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, mes zhgënjimit në rritje në Evropë me ritmin e ngadaltë të vaksinimit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Spahn gjithashtu ka treguar se nga 83 milionë banorë sa ka në Gjermani, 2.3 milionë prej tyre tashmë kanë marrë një dozë.

Gjermania – vend ky me ekonominë më të fuqishme në Evropë – është dëmtuar nga përhapja e valës së dytë të COVID-19 gjatë muajit nëntor.