INTERVISTA

Aleanca me të krishterët ortodoksë shpëton myslimanët e Kosovës dhe Bosnjës

Teologu islamik: thekson se si Kosova dhe  Bosnja e adhurojnë  NATO-n, kjo është në  kundërshtim me Kuran. Nëse Hillari do  fitonte, do të fillonte  lufta  nukleare.
 foto P.Mitić

Teologu islamik  ka   theksu se  hyrja  në  metodologjinë e   studimit të Kuranit, ku dhe ka shkruar  edhe për  muslimanët  e Ballkanit, për të  kuptuar  realitetin  e historisë. Në  Kuran në  suren 30, thekson që thuhet  se aleanca  me ortodoksët në  fund të  historisë( që thekson  teologu se tani është  koha e tillë) do  jenë  shpëtim i pasuesëve  të Muhamedit. Adhurimi i NATO-s  në  Bosnje dhe në Kosovë, Në  Maqedoni dhe Shqipëri nga  ana e  muslimanëve,  nuk është  në përputhje me mësimet  e profetëve,  madje  edhe në kundërshtim me urdhërat  nga Kurani.

Në  Intervistën  për  “Novosti”, sheiku  Imran  Hosein,  teolog i njohur  islamik dhe intelektual, që  në librin  e tij të  13, trajton  çështjen  eskatologjike  islamike, dhe  Serbinë, shpjegon  dëshirën  e tij  që  muslimanët  të mësojnë  për të  interpretuar  librin e  shenjtë-Kuranin.

Dijetari islamik, i cili në  vitin2015, tronditi rajonin me  pretendimet  se Perandoria Osmane ishte  kalifat   fals dhe i cili theksoi se  serbët  e Srebrenicës  më 1995, nuk kishin kryer  gjenocid  kundër  boshnjakëve,  thotë  se  dëshiron të  ndihmojë  muslimanët  në  rajonin  tonë  që  të mos kenë  turp  kur të  dalin para  allahut. Sipas  tij, ortodoksët dhe  muslimanët  kanë  një   armik të  përbashkët  e   ata  janë   aleanca  sioniste judeo-krishterët( katolikët).

Cili është  qëllimi i kësaj aleance, siç thoni ju, për  aleancën  ortodokse dhe muslimane?

-Ata  përpiqen të përhapin  sundimin-ndikimin politik të Jerusalemit për të  gjithë  njerëzimin. Ata  e përdorin  NATO-n  si forcën   më të  madhe  ushtarake,   ekspertët  e  terrorizmit  janë  nën  një  flamur të  rrejshëm dhe   trajtimi i tyre është  i papërshtatshëm. Ata  janë që  demonizojnë  muslimanët  e pafajshëm si terrorist të    dyshuar  duke  mbështetur dhe  financuar nga  shteti barbari kundër islame.

* Si reagojnë myslimanët nga rajoni në interpretimin tuaj të Kur’anit?

– Leksionet e mia nga eskatologjia islame janë publike dhe i vendos ato në “Youtube”. Myslimanët nga Ballkani fillimisht reaguan pothuajse në mënyrë histerike, sepse nuk ishte një interpretim i Kuranit për të cilin ata ishin mësuar. Sot, përmes reaksioneve të tyre, ndjej se ata kuptojnë idetë e gabuara, por ata e kanë të vështirë të pranojnë se janë mësuar me të gabuarën.

Ortodoksët a janë  duke iu përgjigjur, në shpalljen e Kur’anit, për një aleancë me muslimanët?

– Çdo besimtar ortodoks që në momentin  e shpalljes së interpretimit tim të Kur’anit kishin një qëndrim pozitiv në këtë çështje. Shihet  qartë.

Njohja e Tramp-it për Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit  tashmë ka bashkuar vendet islamike në mbrojtjen e interesave të përbashkëta …

– Isreali është qyteti më i rëndësishëm në qytetërimin e krishterë dhe hebraik, dhe rëndësia për muslimanët nuk ishte shumë kohë më parë. Amerika e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet dhe nuk do të tërhiqet. Zhvillimi i ngjarjeve rreth Jerusalemit do të bashkojë qëndrimet e botës së krishterë dhe muslimane që nuk janë nën kontrollin sionist.

* Nga libri juaj i fundit mund të shihet se çfarë  prisni nga Tramp?!

– Ai filloi mbytjen e kënetës politike të Amerikës, dhe tani po përpiqet të mbijetojë politikisht çdo ditë. Por ajo që është e sigurtë është se në atë zgjedhje Hilari Klinton po të  fitonte, bota do të kishte patur tashmë një luftë bërthamore.

* A e keni mirëpritur ndërhyrjen ruse në Siri?

– Nëse nuk do të ishte në Lindjen e Mesme, të gjithë krishterët ortodoksë do të ishin likuiduar dhe një kartë identiteti e rreme do të pushtonte mjedise të mëdha. Drama siriane po i  afrohet fundit të  saj, por Lindja e Mesme po pret vetëm sfida.

* Cila?

– Objektivi i ri është Irani, dhe ai shumë shpejt do të jetë i ekspozuar ndaj operacionit “fols fleg”. Lufta civile mes shiitëve dhe sunitëve është objektivi kryesor i Izraelit, sepse kjo do të krijonte kushtet që pas një luftë e tillë mesislamike, që Israeli të arrijë “kufijtë biblike” e tij nga lumi deri në Eufrat.

* Sa liderë shiitë dhe sunitë janë të vetëdijshëm për rrezikun?

– Iraniani Ayatollah  Ali Hamnei është ai që me sjellje të moderuar përpiqet të çaktivizojë shkrepsën e luftës së planifikuar. Presidenti rus Putin i foli atij në aeroportin në Teheran për dy orë dhe krijoi një bllok aleat për  siguri. Presidenti rus ka krijuar kontakte të ngushta me botën sunnite në Pakistan, dhe ai është i vetmi udhëheqës botëror që kupton se çfarë është rreziku i Lindjes së Mesme.

* A ndryshon  qëndrimi i sundimtarit të Arabisë Saudite, aleatit më të afërt të Shteteve të Bashkuara?

– Sunduesi i fundit i pavarur i këtij vendi të pasur ishte Mbreti Faisal, i cili në vitin 1975 vrau një “princ” që ishte sjellur nga Kalifornia. Fejsali është  diktuar nga amerikanët duke imponuar sanksione mbi naftën dhe pastaj çmimin e naftës në Shtetet e Bashkuara nga tre në 12 dollarë. Që atëherë, ata praktikisht kontrollojnë sundimtarët e këtij vendi. Dhe sunduesi i ri i Arabisë Saudite është sikur mezi po pret konfliktin sunit dhe shiit.

Ka titullin  Maulana

Sheik Hosein është një  ekspert për çështjet fetare islame, si dhe për politikën dhe  ekonominë  ndërkombëtare. Në  botën  islame ai gjithashtu ka titullin maulana. Ai përfundoi studimet islame në Universitetin e Karaçit, Pakistan, pastaj studioi në Universitetin Al-Ahar në Kajro dhe në Institutin për Studime të Zhvillimit Ndërkombëtar në Gjenevë.

Ai jetoi në Nju Jork dhe kaloi 10 vjet në shërbimin fetar në ndërtesën e OKB-së. Ka qenë  drejtues i një xhamie në Dar al-Kur’an në Long Island dhe drejtor i studimeve islame  të organizatave muslimane në New York City dhe më pas në Miami.

Burimi: http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html:701514-Seih-Imran-Hosein-za-Novosti-Savez-sa-pravoslavcima-spas-za-muslimane

Përkthyer nga Skender Jashari.