KULTURË

Aleanca Franceze e Prishtinës me disa aktivitete kulturore nga janari deri në mars

Aleanca Franceze e Prishtinës ka bërë të ditur se nga janari e deri në mars për në nderë të leximit do të organizoj disa aktiviteteve.

Më 16 janar do të mbahet Nata e Leximit, një ngjarje e organizuar çdo vit nga Ministria Franceze e Kulturës, e cila synon promovimin e leximit pranë të rinjve. Fëmijët do të marrin pjesë në lojëra të leximit, lexim dygjuhësh të Princit të Vogël dhe një punëtori për krijimin e faqendarësve.

Është paraparë edhe një konkurs leximi që synon të nxjerrë në pah veprat e autorëve francezë, belgë, zviceranë dhe luksemburgas me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, si dhe inkurajimin e leximit në frëngjisht. Një juri do të zgjedhë fragmentet më të mira, të cilat do të lexohen me zë të lartë në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Grave, më 6 mars. Librat e përzgjedhura do të shpallen në 16 janar.

Ndërkaq shkollat që mësojnë frëngjisht do të ftohen të marrin pjesë në një punëtori rreth karikaturës së Pénélope Bagieu Culottées: gratë që bëjnë vetëm atë që duan. Prodhimet më të mira do të shpërblehen në mars, gjatë javëve të Frankofonisë.