Kosova

Albulena Haxhiu tregon hapur se a do e shkarkojnë Aleksandër Lumezin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka mohuar se qeveria “Kurti”, do ta shkarkojë kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.

Ajo ka thënë që zgjedhja e kryeprokurorit do të bëhet vitin e ardhshëm nga Këshilli Prokurorial.

“Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit bëhet vitin e ardhshëm dhe kjo nuk është në mandatin e Qeverisë, por të Këshillit Prokurorial”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Prej kohës kur kam pranuar detyrën, unë dhe kabineti im kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me mediet sepse respektojmë dhe vlerësojmë lartë rolin që mediet kanë në shoqëri.

Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që nuk jemi përgjigjur në pyetjet që janë drejtuar dhe që lidhen me mandatin tonë si Ministri.

Sot, në portalin Insajderi, po qarkullon një lajm i pavërtetë që kinse Qeveria është duke planifikuar shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi.

Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit bëhet vitin e ardhshëm dhe kjo nuk është në mandatin e Qeverisë por të Këshillit Prokurorial.

Nëse portali Insajderi nuk e tërheqë këtë lajm të pavërtetë dhe nuk kërkon falje atëherë ne do të rishqyrtojmë bashkëpunimin tonë me këtë portal.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë dhe profesional me të gjitha mediet të cilat respektojnë standardet profesionale dhe etike të punës.

Shfaq më shumë
//dooloust.net/4/3473483