Kosova

Albright me humor për bustin e saj: Faleminderit që më keni bërë kaq të gjatë

Para pak minutash në Prishtinë u përurua busti i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeline Albright.

Ajo u shpreh shumë e lumtur për këtë nder që i është bërë asaj me bërjen e këtij busti. Madje ajo në formë shakaje tha që i falënderon që e bënë kaq të gjatë.

“Do të doja të ju falënderoja të gjithëve për këtë ndier. E falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Kjo është Kosova. Sepse ne ishim në gjendje që ta duam Kosovën, të sjellim paqe në Kosovë. Jam shumë krenare që jam këtu. Nuk kam lindur në SHBA. Por SHBA është shtet i madh që e ndihmon paqen dhe stabilitetin. Jam e nderuar”, ka deklaruar Albright.

Leave a Reply

Your email address will not be published.