OPINION

Albini u mund kësaj radhe në politikë nga Isa Mustafa…?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Disa here kam ba kritika ndaj Isa Mustafes liderit të LDK-se, më së shumti pse kishte bërë koalicion të pa natyrshëm më PDK.

Me duket së këto kritika nuk kanë qenë të pa bazuara.

Asgjë personale nuk kam natyrisht më Mustafen dhe më askënd tjetër,

zaten me Mustafën jemi njohur gjatë studimeve në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës.

Duket, tashmë edhe pas këtyre zgjedhjeve të fundit të jashtëzakonshme nacionale, lideri i LDK-së, jo vetëm që ka përvojë të gjatë politike,

por që është edhe me i përgatituri.

Nëse, ka pasur disa gabime politike në të kaluarën, kësaj radhe ka treguar para opinionit të gjerë publik, së është më i forti aktualisht i politikës në Kosovë.

Nuk jam njeriu që i thur elozhe bash askujt, por vërtetë, gjatë kësaj maratone të bisedimeve ndërmjet LDK dhe LVV, që për mua nuk kanë qenë hiq të nevojshme të zgjaten, pa u formuar organet e reja u tregua së dinë çka donë, dhe së politika nuk bëhet më eufori, por behët më tru.

Nëse të gjithë kemi menduar edhe unë personalisht së Albin Kurti është numri një sot në politikën e Kosovës, nuk doli të jetë krejt ashtu?! Mustafa, siç thotë një fjalë e popullit, ja la këmbët e arushës në dorë Kurtit.

Ai, e futi midis dy zjarreve Kurtin duke i ofruar dy variante të ndarjes së posteve pushtetare.

Kryeministrin në shkëmbim për Kryetarin e kuvendit dhe postin e të parit të shtetit.

Votimi në Parlament i Glauk Konjufcës për kryeparlamentar, i hapi rrugë LDK-së dhe idesë së Mustafës, për të ardhur në shprehje varianti B, që VV e bie para aktit të kryer.

Me duket së gjithçka pas krijimit të një situate të re politike, pas konstituimit të organeve të kuvendit, gjerat do të shkojnë në favor të LDK-së. VV nuk ka mundësi të zgjedhë shumë, nëse dëshiron që në të ardhmen të mbetet parti serioze politike, pos ti “dorëzohet” më arsye LDK-së, ose më mirë

të themi planit mirë të menduar të Isa Mustafës.Shkuarja në zgjedhje të reja, nuk do të jetë më shumë e favorshme për VV, dhe Kurti nëse dëshiron të këtë qeveri më duar të pastra, për çka edhe i fitoi zgjedhjet, nëse nuk i bën hapat e ardhshëm me mençuri te duhur politike, do ta qetë vetën përtokë.

Çfarëdo bashkëpunimi më PAN, e rrënon atë përfundimisht.

Partia që e drejton Albin Kurti, i ka fituar zgjedhjet më shumë për ti ndëshkuar partitë të cilat e kishin pushtetin.

Shumica janë shprehur së vetëm VV kanë mbetur pa i provuar në pushtet, dhe së duhet tu jepet rasti. Nëpërmes kësaj edhe njeriu ynë i lodhur nga pa perspektiva e krijuar, e votuan pak më shumë VV, së sa LDK. Politika i ka rregullat e veta të lojës. Kur emocionet mbizotërojnë mbi arsyen, atëherë edhe humb logjika e të vepruarit.

Albini u mund kësaj radhe në politikë nga Isa Mustafa…?!