Kosova

Albin Kurti sot për herë të parë do t’i bëjë homazh Ibrahim Rugovës

E tërë dita e sotme do të shënohet me aktivitete të ndryshme shtetërore.

Prej ngritjes së flamuri shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, Seanca Solemne e Kuvendit, dita zyrtarët shtetërorë do t’i zë duke bërë homazhe gjithandej vendit.

Për Kryeministrin Albin Kurti, i cili pothuajse në çdo aktivitet do të jetë i shoqëruar nga Kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të jetë hera e parë që do t’i bëjë homazh ish Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kurti deri më sot nuk e ka nderuar në asnjë formë figurën e Rugovës, por që sipas paralajmërimeve dhe agjendës qeveritare të paraparë për sot ai në varrezat e Velanisë ku pushon Rugova do të qëndrojë në orën 10:30.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.