Kosova

Albin Kurti për Thaçin: Presidenti e dërgoi karrigen e të parit të shtetit para prokurorisë në Hagë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës me një video-mesazh, ku ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka dërguar karrigen e presidentit të vendit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kurti tha se në një republikë, sovran është shteti dhe burim i sovranitetit është popullim ndërkaq theksoi se presidenti nuk është sovrani.

Ai tha se Kosova nuk ua ka pasur borxh që karrigen presidenciale ta çojë në prokurori e gjykatë. “Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë. Në republikë, sovran është shteti e burim i sovranitetit populli; në monarki, sovran është mbreti. Presidenti nuk është sovrani. Ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta çojë në prokurori a gjykatë. Kosova nuk ua ka pasur borxh këtë”, shprehet Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483