Kosova

Albin Kurti për kohën e Qeverisë Haradinaj: 14 muaj nuk ka pasur tarifë dhe reciprocitet, ky është mashtrim!

Efektet e taksës, sipas Kryeministrit Albin Kurti, qenë minimale, ndërsa Kosova është shndërruar në target i kritikave ndërkombëtare – shkruan Kosova.info

Aktualisht po vazhdon punimet seanca e jashtëzakonshme rreth tarifës 100%.

Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij tha që aplikimi i taksës 100%, si akt, është shfrytëzuar nga Serbia duke ndikuar në izolimin e mëtejmë të vendit.

“Ne jemi duke u përgatitur për sukses dhe jemi në të drejtën tonë” – tha Kurti i cili tregoi hapat të cilat po i ndërmerr ai në lidhje me procesin e zëvendësimit të taksës me masën e reciprocitetit.

“Thirrësi i seancës kërkoi unitet, dakord!” tha ai, ndërsa u shpreh se pajtohet që spektri politik në vend të jetë i dakorduar në lidhje me këtë çështje.

Kurti Kujtoi që për “14 muaj nuk ka pasur tarifë reciprocitet dhe tarifë” dhe sipas tij, pikërisht kjo mund të konsiderohet si mashtrim!

Sipas ti, vetëm tetë muaj me taksë, nuk dëshmojnë se Serbia u bë e keqe, ndërsa për 14 muaj nuk ishte  e tillë.

Ne po e bëjmë këtë si gjest të vullnetit të mirë, “ndërsa Serbisë i mbetet të dëshmohet.”

Ne duhet të sillemi si shtet normal. “Ne e duam barazinë”, koncept ky, “prej të cilit buron parimi i reciprocitetit!”./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483