Kosova

Albin Kurti: JO-ja për negociatat Shqipëri- BE ishte e padrejtë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti, është shprehur se ndihet i keq ardhur për mos marrjen e negociatave nga ana e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim për median shqiptare në Tiranës, pasi festoi fitoren me VV-në e Shqipërisë, Albin Kurti u shpreh se JO-ja për negociatat mes Tiranës dhe Shkupit ishte një vendim i padrejtë.

Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë më shumë. Çështja në Ballkan e këtyre 6 vendeve ende të paintegruara në BE është se Kosova nuk ka ende liberalizim të vizave, vendet e tjera i kanë. Mendoj se është bërë padrejtësi që Republika e Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut nuk po fillojnë negociatat për anëtarësim, ju takon dhe e kanë merituar një gjë të tillë.”-tha Kurti.