Kosova

Albin Kurti i ankohet edhe Parlamentit Evropian për Hashim Thaçin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar Parlamentit Evropian në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Në letrën. Kurti iu shkruan në detaje anëtarëve të Parlamentit Evropian, se si rrodhi gjithë procesi i rrëzimit të Qeverisë nën udhëheqjen e së cilës ishte vet ai.

Pas procesit të iniciimit të mosbesimit ndaj Qeverisë në të cilën bashkë ishin VV e LDK, Kurti iu thotë europianëve në letër që ishte Presidenti Hashim Thaçi vet ai i cili nuk përmbushi detyrat e tij kushtetuese, njofton Klan Kosova.

”Në nenin 82.2 të Kushtetutës së Kosovës, Presidenti është i detyruar të shpërndajë Kuvendin dhe të thërras zgjedhje të reja.

Por jo vetëm që ai nuk e përmbushi këtë detyrë kushtetuese, por ai gjithashtu luajti një rol aktiv, duke marrë përsipër nismë vetjake në përpjekjen për të formuar një qeveri të re, megjithëse një rol i tillë është shprehimisht i ndaluar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me nr. 103/14”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.