OPINION

Albin Kurti e Vjosa Osmani apo dy pengjet e kauzave të veta

Përfundimisht, ky koalicion i mundshëm qeverisës, po dëshmon se nuk është i gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat e jashtme të cilat tash e një kohë e presin vendin.

Bahri BIVOLAKU⁄Kastriot BERIShA

Hapat për heqjen e tarifës të thëna nga Albin Kurti në konferencën e sotme, janë tendencë për të blerë kohën e jo zgjedhur problemin.

Nëse qeveria e drejtuar nga LVV-ja do të hynte në këtë agjendë (amerikane) atëherë do të humbte gjithë besueshmërinë nga qëndrimet politike të së kaluarës, kauzat e saj për këtë të kaluar do të binin, apo në sytë e qytetarëve do të shfaqeshin vetëm si mjete për të ardhur në pushtet.
Në këtë mes përgjegjësia e LDK-së është se vetëm po ia mban ison këtij pozicioni.

Qëllimi i afatizimit të heqjes së taksës nëpër periudha kohore është që të arrihet koha e mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi dhe kështu synohet të bishtnohet fillimi i dialogut Kosovë- Serbi.

Përfundimisht, ky koalicion i mundshëm qeverisës, po dëshmon se nuk është i gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat e jashtme të cilat tash e një kohë e presin vendin.

Dëshirat e tij janë të merren vetëm me sfidat e brendshme, e që konsideroj se në një pozicion të tillë, Kosova do të ketë shtetësi edhe më të kontestuar, më të izoluar, më pak perspektivë, e për zhvillim ekonomik të mos flasim fare. Edhe vonesa në krijimin e koalicionit kishte po këtë qëllim!

Politika qeverisëse në këtë rast (projektuar nga Albini e Vjosa) po na del me shumë mjeshtër për gardh e pak për shteg.

-Epilogu dihet këtu po si anekdota-

Anekdotë:

Kish ra dhelpna në kurthë. U ngrejke me dalë po sun e nxjerrke kambën prej kurthe. Dikur filloi me folë.

-Mori kurthë, mori kurthë! Qysh po shtrëngon ti e qysh pe ngrehi un, a në short mu kputë kama.

Ku  mbetën tradhtarët e patriotët?

Për vjet me radhë, shpiknin tradhtarë, i kërkonin me qiri e me pishë në mesin tonë, deri në pikën kur zhvillimi i proceseve stopoi për Kosovën.

Nuk kishte më luftë idesh e pikëpamjesh, por tjetër.

Turmat i merrnin ato të gatuara e të pjekura në furrat e VV-së, pa shkuar më tej.

Çka ndodhi kaq përnjëherë?!

Pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë, ministrat e qeverisë së Serbisë u ulen me Sfeqlen, tash Bernabiqi me kryeministrin Albin Kurti.

Ulja afër dhe ngërdheshja e Albin Kurtit me kryeministren serbe, a është tradhti për vendin apo për elektoratin e VV-së?

Dreq, bjeri në fije!