Kosova

Alarmuese: Ajri në Obiliq arrin në nivele shumë të larta të ndotjes – Drejtoria e Mjedisit kërkon raport nga KEK’u

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit pranë komunës së Obiliqit ngrit shqetësim (reagim) dhe atë  duke u bazuar në raportet e inspektuara nga inspektoret e DMM  dhe raportimet në media e  rrjetet sociale, gjatë këtyre dy ditëve

DMM duke u Bazuar në  Ligjin  për Mbrojtjen e Mjedisit  Nr.03/L-025  Neni 36, Ligjin  për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit  Nr.05/L-044, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja Ligji Nr. 03/L-160, Direktivës 2001/80/EC, si dhe UA nr./2007 mbi Rregullat dhe Normat e Shkarkimeve në Ajër nga burimet e pa lëvizshme të ndotjes dhe në kuadër të mbikëqyrjes të aktiviteteve  me standardet dhe   normat ligjore për mbrojtje të mjedisit –ajrit, ujit, tokës dhe zhurmës, ngrit Shqetësimet për gjendjen e krijuar për ajrin në Obiliq;

– Me dt:18 e deri me 21/10/2019 (nga e premte e deri sot e hënë), në Termocentralet “ Kosova A dhe B” nga raportimet në media e  rrjetet sociale, dhe nga deklarimet e qytetarëve gjatë këtyre  ditëve  ajri në Obiliq arrin nivele shumë të lartë të ndotjes, po ashtu pranë këtij termocentrali është krijuar zhurme dhe erë (aromë) e cila është e pa durueshme për banore e kryesisht ne orët e mbrëmjes.

Ne si DMM kemi kërkuar  disa here nga Korporata Energjetike e Kosovës që për çdo problematik që paraqitet të njoftohen organet komunale, por një gjë e  tillë nuk është duke ndodhur.

Kërkojmë nga KEK-u të jap raport  të detajuar  për  gjendjen  e krijuar nga TC A dhe TC B për datën  e lartpërmendur, në mënyrë që të njoftohet saktë dhe qartë qytetari për shqetësimet e ngritur. /kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.