Rajoni

Alarmohet Maqedonia, rikthehet fuqishëm koronavirusi atje

Janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ky është numri më i lartë i të infektuarve në shtetin fqinj që nga 16 prilli, kur ishin shënuar 107 raste.

Po ashtu nga Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë shëruar 11 perzona. Në 24 orët e fundit janë bërë 549 testime. Ndërkohë brenda 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është 1898, ndërsa prej tyre 1378 janë shëruar. 111 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.