SHËNDETËSIA

Alarmi i diabetit të tipit 2: Ja ushqimi nga i cili duhet të hiqni dorë

Mishi i kuq rezulton të jetë armiku numër një  i diabetit të tipit 2. Sipas studimeve të fundit të publikuara në “American Journal of Epidemiology”, konsumimi i i tij rrit  rrezikun  e prekjes nga tipi 2 i diabetit me 23%.

Tek njerëzit që e përdorin më shumë se të tjerët mishin e kuq, rreziku i diabetit të tipit 2 është gjithnjë  i pranishëm.

Po i njëjti studim ka hedhur poshtë faktin se ushqimet e detit apo peshku ndikojnë negativisht në shfaqjen e diabetit. Ndërsa mishi i kuq, përmban sasi të mëdha hekuri, e cila mund të ndikojë gjithashtu në nivelin e insulinës.

Dietologët sugjerojnë se nuk është e nevojshme që të hiqet dorë përfundimisht nga mishi i kuq, por e rëndësishme është që të përdoret shumë pak here në javë, e ndërsa për mishin e pulës e këshillueshme është të konsumohet pjesa e gjoksit, si pjesa më e shëndetshme e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.