Kosova

Alarmante, ja pse po dështon MSA-ja

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka prezantuar raportin “Të pabarabartë: Një tregim mbi Konkurrencën në Kosovë”.

Erëza Pula, përfaqësuese e këtij grupi, ka thënë se në vitit 2018, janë përfshirë 12 masa nga 44 veprime dhe rezultatet nuk janë aq të kënaqshme. Ndërsa veprimet e parashikuara për vitin 2017 janë përfshirë dhe përmbushur të gjitha.

“Nga 44 veprime janë plotësuar vetëm 25 prej tyre ose vetëm 56.8%”, ka shtuar ajo, raporton “SyriKosova”

Veprimet, të cilat nuk janë arritur dhe ato të cilat janë arritur pjesërisht, sipas saj përbëjnë gjithsej 43.2% të të gjitha masave nga shtylla e dytë – Konkurrueshmëria dhe Klima e Investimeve, që rrjedhin nga ERA dhe Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

“Institucionet kyçe, në përputhje me afatet kohore të përcaktuara ,duhet të tregojnë një përkushtim më të lartë drejt përmbushjes së të gjitha masave te parapara në ERA dhe PKZMSA, në mënyrë që të përshpejtohen politikat dhe reformat e konkurrencës në vend”, ka thënë Pula.