Kosova

Alarm për Ministrin e ardhshëm të Arsimit: Dështimi në PISA

Kosova edhe këtë herë dështoi në testin PISA, duke mos shënuar ngritje që do të bënte dallim nga hera e kaluar.

Profesori i UP’së në Filologjik Rrahman Paçarizi ka thënë pas këtij rezultati duhet të reflektoj Ministri i ardhshëm i Arsimit.

Paçarizi ka thënë se këto rezultatet nuk pëmisohen duke bërë fushatë por me përmirsim sistematik.

PISA 2018

Rezultatet e PISA-s nuk permiresohen me fushate, por me permiresim sistematik. Fushatat jane mashtrime, jane perpjekje per te fabriku rezultat e jo perpjekje per rezultat.

Na qe i fabrikojme rezultatet e testit te matures do me thene qe kemi ndertu kulture te mashtrimit. E mashtrojme veç veten, pra. PISA eshte alarm per ministrin e ardhshem te arsimit.

Kujtojmë, programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën PISA, në listën mes 79 vendeve të botës ka radhitur Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren vendeve pjesëmarrëse.