OPINION

Alarm: Kosova po përgjysmohet!

Shkruan: Fadil MALOKU
1. Të gjitha indikacionet publike, na flasin se në vitet e fundit mbi 5 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës. Që nënkupton se: Kosova është në një krizë të thellë identitare, sociale, e padyshim edhe sosh ekonomike – shkaku i papunësisë megalomane dhe varfërisë kulminante jo vetëm në rajon, por, edhe në kontinent. Këto shenja krize, natyrshëm që me një dioptri sociologjike, na dalin si shumë shumëdimensionale;

a. Shenjë krize dhe dyshimi në kastën politike. Kastë kjo, që në vend të misionit të çlirimit dhe emancipimit ekonomik, u orientua shumë më shumë në krijimin e oligarkëve dhe pasurimin e vetvetes;

b. Shenjë dhe krizë dyshimi në ndërtimin e kapaciteteve apo institucioneve demokratike, pra shenjë dhe dyshim alarmant se përmes institucioneve euroatlantike mund dhe duhet të ndërtohet shoqëria demokratike kosovare;

c. Shenjë dhe krizë dyshimi ne krejt proceset e deritanishme sociale, e sidomos ekonomike dhe do shtoja edhe shenjë krize e dyshimi në krejt Projektin e shtendërtimit në Kosovë.

2. Pra, duke u ballafaquar me një fenomen e dukuri aspak të lehtë për t’u ballafaquar institucionet e Kosovës. Shkaku se në gjithë botën e sotme, fenomeni i migrimit është evident edhe për shkak se prangat e totalitarizmit, despotizmit, dhe përpjekjeve për të kontrolluar jo vetëm sjelljet e njerëzve, por, edhe mendjet dhe veprimet e tyre në regjimet totalitare, po reduktohet gjithnjë e më shumë.

3. Në Kosovën e pa sistemuar, e pa përgatitur, e ende edhe të pa ndërtuar sa dhe si duhet për t’u bërë ballë këtyre sfidave të reja të mileniumit të dytë, rreziku nga ky fenomen që do ta quaja të nevojës së “akomodimit” social e sidomos atij ekonomik. Sepse, kjo periudhë globale emancipuese, ka kapluar gjitha shoqëritë e rruzullit. Dhe se edhe në Kosovë, dukurinë e “provokimit” të gjeneratave të reja sidomos, për një jetë më të mirë dhe padyshim edhe më hedoniste…Edhe për shkak, se ky model jetese, sot është bërë trend lokal. Kështu që gjeneratat e reja , duke u “infektuar” me sindromën e kësaj natyre dhe jetese, nuk ngurrojnë fare të zhvishen as nga nënshtetësia, që dikur për gjeneratat e vjetra ishte ideal që ia vlente edhe të sakrifikohej…

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483