Gjeopolitikë

Al Jazera: Ka filluar lufta për Ballkanin Perëndimor

Ballkani përsëri ndodhet në shkallën e lartë të prioritetit, ndërsa lojtarë kryesor janë Uashingtoni, Moska, Brukseli, Pekingu dhe Ankara, shkruan Al Jazera transmeton Kosova.info. Serbia është aleati më i besuar i Rusis.

Paralajmërimi për shtimin e numrit të vëzhguesve nga Britania dhe NATO në zgjedhjet këtë vit në BH është në përputhje me thirrjen e kohë më parë të përfaqësuesit të lartë për BH Valentin Incko, për forcimin e angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare në atë vend. Vëzhguesit duhet të sigurojnë rrjedhën legale të procesit zgjedhor, por është shtuar numri i trupave ushtarake që sipas Times  kanë për qëllim parandalimin e involvimit të Rusisë në zgjedhje.

Bashkimi Evropian ka vendosur një agjendë ambicioze për Ballkanin perëndimor. Në mes tjerash dëshiron të zvogëlojë ndikimin e Turqisë dhe Rusisë në rajon sa më shumë të jetë e mundur. Edhe pse ekzistojnë lidhje të thella historike të Moskës dhe Ankarasë me Ballkanin, vitet e fundit Rusia dhe Turqia po merren me vështërsitë e tyre socio ekonomike, andaj Ballkani nuk ka qenë lartë në listën e prioriteteve.

Mirëpo, edhe në ShBA çdo herë e më shumë janë të fortë zërat që ky vend duhet të marrë rolin kryesor në rajon, dhe kështu edhe Këshilli për politik të jashtme (CFR) që e krijon vizionin e politikës së jashtme amerikane, që nga viti 1921 po ashtu ka vendosur Ballkanin në vendin e tretë të prioriteteve në vitin 2018 pas Kores së veriut dhe  luftës kundër islamistëve radikal.

Me këtë po vendosen konturat e reja të raporteve politike ndërkombëtare të lidhura për Ballkan. Pas Lindjes së afërt, Ballkani është rajon i ri ku do të mund të zhvillohen konflikte të formave të ndryshme dhe tipave, e në të cilat  do të provoheshin idetë e një bote multipolare.

Këtu shihet fuqia e Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Indisë, BE dhe vendeve të tjera, në nivel global dhe rajonal. Në rajonin e Ballkanit, lojtarët kryesorë janë Uashingtoni, Moska, Brukseli, Pekini dhe Ankaraja. Rusia, Turqia dhe Kina tregojnë se BE nuk është alternativa e vetme në tryezë.

Duket se Rusia është në krye të listës së dhimbjeve të kokës në BE. Besohet se rusët po udhëheqin strategjinë e “mashtrimit dhe sundimit” në mënyrë që të pushtojnë sektorët euroskeptikë të shoqërive lokale dhe të dobësojnë aktivitetet e BE. Rusia nuk e fsheh faktin se ka interesa ekonomike dhe politike në rajon dhe se ata shpesh kundërshtojnë interesat euroatlantike.

Rusia ka një ndikim të rëndësishëm në sektorin e energjisë në Serbi, Maqedoni dhe BiH, vende në të cilat Moska mbulon gati njëqind për qind të kërkesës së gazit. Sa i përket ndikimit politik, duket se Serbia është aleati më i besueshëm i Rusisë dhe popullsia e Serbisë kryesisht po i shikon pozitivisht marrëdhëniet me Rusinë dhe nuk e mbështet NATO-n.

 

Interesa të mëdha të Turqisë dhe Kinës në rajon

Por nuk është vetëm Rusia që luan ndeshjen kundër interesave të vendeve perëndimore në Ballkan. Turqia ka një lidhje të barabartë, nëse jo më të fortë, me Ballkanin dhe gjithashtu ngre interes të madh në këtë pjesë të Evropës.

Shumë nga iniciativat politike dhe ekonomike të Turqisë janë në mbështetje të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit, veçanërisht për shkak se Ankaraja dëshiron të ketë aleatë brenda BE, si BiH apo Shqipëria. Megjithatë, zhvillimi i brendshëm i ngjarjeve në Turqi dhe shpërthimet e përhershme me Evropën mund të çojnë përfundimisht në rolin subversiv të Turqisë.

Së fundmi, ekziston ndikimi i Kinës. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor – duke përjashtuar Kosovën, të cilën Kina nuk e njeh – janë pjesë e platformës 16 + 1 të bashkëpunimit. Ky forum lidh Pekinin me gjashtëmbëdhjetë vende dhe konsiderohet një aleancë testimi në marrëdhëniet e përgjithshme midis Kinës dhe Evropës.

Roli i këtyre gjashtëmbëdhjetë partnerëve konsiderohet vendimtar në dritën e krijimit kinez të një infrastrukture shpërndarjeje që do të lehtësojë lëvizjen e mallrave kineze nga disa porte në Evropën Jugore – Pire, Selanik dhe Bar – përmes Ballkanit në Evropën Veriore. Integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian është në interes të Kinës, por jo në interes të gjitha shteteve anëtare evropiane.

Nëse BE nuk i përmbahet strategjisë së saj të zgjerimit ose zvogëlon praninë e saj në rajon, atëherë të gjitha premtimet do të jenë joreale. Nxitja e vendosmërisë pro-evropiane pa hapa konkretë është ajo që do të përforconte modelet alternative të zhvillimit – sidomos për ata aktorë që janë gjithnjë të pakënaqur me politikën evropiane, përfundon analiza./KI/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483