Kosova

Akuzohen për spiunazh për Kinën, dy ish-agjentë francezë të inteligjencës përballen me gjykatësit

Dy agjentë francezë në pension janë gjendur në gjykatë pas dyerve të mbyllura të hënën, pasi janë akuzuar se kishin kaluar sekretet tek një fuqi e huaj.

Sipas France24, përcjell Telegrafi, dyshja akuzohen se kishin punuar për Kinën, sipas disa raporteve të mediave, me zyrtarë francezë që kanë shmangur publikimin e detajeve të afera.

Siç thuhet më tej, Pierre-Marie H. dhe Henri M. u paraqitën në një gjykatë speciale të akuzuar për “dërgimin e informacionit tek një fuqi e huaj” dhe “dëmtimin e interesave themelorë të kombit”.

Të dy këta thuhet se punuan për shërbimin e inteligjencës së huaj të Francës, DGSE.

Nëse dënohen, ata përballen me një burg prej 15 vjetësh.

Gjyqi u mbajt pas dyerve të mbyllura për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, pasi gjykata përbëhej ekskluzivisht nga gjyqtarët profesionistë.

Kur historia u zbulua më në fund në maj 2018, zyrtarët francezë e përshkruan atë si një rast “jashtëzakonisht të rëndë”.

Ministri i atëhershëm i forcave të armatosura, Florence Parly tha që të dy ishin dyshuar se kishin kryer atë që mund të përshkruhet si “tradhti” dhe mund të kishin rrezikuar sekretet e mbrojtjes kombëtare.Ishte vetë DGSE që zbuloi rrjedhjen dhe paraqiti gjetjet e saj për prokurorët, tha ministria e mbrojtjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.